Mbështetës, partnerë dhe sponsorë
Apliko
Ballina / Filmat / PROGRAMI SPECIAL
303  - Jashtë Konkurimit
2025· 23 min· PROGRAMI SPECIAL

303 - Jashtë Konkurimit

REGJI 1. Gentian Doda 2. Lorin Terezi

Para rënies së Murit të Berlinit, në malet e largëta të Shqipërisë diktatoriale, burgu politik i Spaçit i mbante të burgosurit në kushtet më çnjerëzore. Një ditë, mbërrin nga larg një vizitore, me lajme të mbyllura brenda një kutie druri. Ajo hyn në një kohë të ngrirë, ku në heshtjen e thellë përhapet vetëm një jehonë zërash memece, ndërsa identitetet janë zbehur prej kohësh nën syrin vigjilent të autoritetit. Ardhja e saj e papritur ngjall një konflikt mes të burgosurve, të pavendosur nëse duhet të përballen me botën e jashtme apo të vazhdojnë të fshihen prej saj. Ky film i shkurtër, i xhiruar në vendngjarje, bazohet në dëshmitë e të mbijetuarve, si një rikujtim se tmerre të tilla në Repartin e Riedukimit Nr. 303 - Burgu i Spaçit, ishin krijuar nga dora e njeriut.

01 /

SKEDA TEKNIKE

Filmi303 - Jashtë Konkurimit
Regjisori/ja1. Gentian Doda 2. Lorin Terezi
Producenti/ja1. Arnen Sula 2. Gentian Doda
Skenaristi/jaGentian Doda
Kineastja/iSon Shalci
Kompozitori/ja-
Montazhieri/jaLorin Terezi, Gentian Doda
Inxhinieri/ja i/e zëritEndri Pine
Dizajneri/ja i/e kostumeveGentian Doda
Kohëzgjatja23 min
GjuhaShqip
02 /

FILMA TË LIDHUR